Rastet me koronavirus në mbarë botën, sipas të dhënave zyrtare nga “worldometer” arritën në 2,414,464, ndërsa numri i viktimave në 165,174. Numri i të shëruarve ka kapur shifrën e 629,433 personave.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur me 764,265 të infektuar, i ndjekur nga Spanja (198.674) dhe Italia (178.972).
Në SHBA 1.997 njerëz vdiqën brenda 24 orësh. Numri i të vdekurve rritet në 40,565. Protestat kundër bllokimit vazhdojnë në SHBA.
Ndërkohë raporti aktual për situatën nga CoVid-19 për disa shtete është si në vijim:
Spanjë: Të infektuar 198.674 dhe 20.453 viktima
Itali: 178.972 dhe 23.660 viktima
Francë: 152.894 dhe 19.718 viktima
Gjermani: 145.742 dhe 4642 viktima
Britani: 120.067 të infektuar dhe 16.060 viktima
Turqi: 86.306 të infektuar dhe 2017 viktima
Kinë: 82.747 të infektuar dhe 4632 viktima
Iran: 82.211 të infektuar dhe 5118 viktima
Rusi: 47.121 të infektuar dhe 405 viktima





