21 marsi është data kur Apple do të prezantojë pajisjet e reja të saj.

Por, faqet e njohura teknologjike kanë publikuar disa foto që pretendohet se janë të telefonit iPhone 7, pajisje e cila pritet të prezantohet jo më parë se shtatori i këtij viti.

Bazuar në fotot, trupi i iPhone 7 duket shumë i ngjashëm me atë të iPhone 6S, me ndryshimin e vetëm se telefoni më i ri smart nuk ka antena horizontale në pjesën nga mbrapa.

Faqet teknologjike kanë shkruar shumë për mundësinë që Apple të heq vendin për kufjet, por nga këto foto nuk mund të konfirmohet një lajm i tillë, por as të hidhet i tëri poshtë.

Ajo që vihet re është edhe hapësira për kamerën që është më e madhe se ajo e iPhone 6S dhe 6S Plus.

Me këtë nënkuptohet se Apple do të përditësojë kamerën e saj gjë që mund të jetë një i lajm i mirë për të gjithë ata që duan ta kenë një të tillë në të ardhmen.