Formimi profesional çdo vit e më tepër po shihet nga të rinjtë dhe prindërit e tyre si një mundësi e mirë punësimi, menjëherë pas përfundimit të studimit ose përgjatë tij.

Në Durrës këtë e ofron “Beqir Çela”.

Aty këtë të premte u zhvillua panairi i përvitshëm, ku nxënësit prezantuan shpikjet dhe punimet e tyre.

Nga mjetet motorike për punimin e tokës, 2 automjete e deri tek realizimi i një tavoline të tërë pune me materiale të riciklueshme.

Këto janë vetëm disa nga krijimet e prezantuara.

Kjo është një pishinë që funksionon me ngrohje me panel diellor dhe sistem bolitorash. Kjo është punuar me materiale të riciklueshme“, na tregon Arildo Rama, nxënës i vitit të fundit për termo-hidraulik.

E njohur si një shkollë kryesisht për djem, në qytetin bregdetar po thyhen “tabutë”.

15-vjeçarja Gledja Bardhi bashkë me dy shoqet e saj janë vajzat e vetme në shkollë.

Në fillim ishte shumë e çuditshme, normalisht nuk u ndjeva mirë, sepse tre goca është një numër i paktë në krahasim me djemtë, por tani jam mësuar dhe mendoj që shkolla ‘Beqir Çela’ është një mundësi shumë e mirë“, thotë ajo.

Në kohën kur problemi i largimit masiv të të rinjve, ka shqetësuar dhe vijon të shqetësojë këdo, mesazhe optimiste vijnë nga Durrësi.

Një person që do të mësojë e do jetë i përkushtuar në profesionin që do zgjedhë do të mund të gjejë patjetër vend pune edhe në Shqipëri“, thotë shpresëplotë Klevis Fejzo.

Arsimi profesional për shumë të rinj është rruga për të plotësuar ëndrrat dhe pse jo, mund të shërbejë edhe si një mënyrë për t’i mbajtur ata në Shqipëri.

K.Gj.