Të rinjtë durrsakë e konsiderojnë eveniment koncertin e Chris Brown mbrëmjen e sotme, në Durrës. Të gjithë e njohin rreperin e famshëm, por jo të gjithë mund ta ndjekin. Të rinjtë shprehen se nuk kanë mundesi të ndjekin koncertin, për shkak të çmimeve të larta që nisin nga 20 mijë lekë në 3 mijë euro.

Fëmijët e politikanëve mund të ndjekin koncert me çmime të tilla pohojnë të rinjtë.

Një prej pjesëtarëve të stafit tregon se gjithçka është gati për koncertin e sotëm. Koncerti do të nisë në orën 21:00, ndërsa në mesnate deri në orën 01:30 pritet të ndizet skena. Në mesnatë mbërrin Chris Brown dhe janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë. 

Për të rinjtë durrsakë Chris Brown është rreper i famshëm dhe shumë i adhuruar.

K.H.