14 qershor 2015 – Të rinjtë e PDIU-së mblidhen në një mbrëmje festive në qytetin e Durrësit. Klubi i Patrioteve të Rinj forumi më i lartë rinor në strukturat e PDIU-se u mblodh mbrëmjen e së shtunës, ku ishin të pranishëm dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kryetari i PDIU-së Qarku Durrës, Krenar Lasko. Sipas Laskos, të rinjtë kanë rol thelbësor në shoqërinë shqiptare. “Jam i kënaqur se me ju ndajmë të njëjtat ide dhe frymëzime. Një pjesë e juaja është themeli i PDIU-së, por edhe pjesa tjetër që kemi ftuar sonte, si të rinjtë e PDIU-së ushqejnë të njëjtat aspirata për atdheun e për kombin e shqiptarëve”, tha Lasko. Nga ana e tij, edhe kreu i partisë, Idrizi tha se bashkimi i realizuar do të sjellë mirëqenie dhe zhvillimit jo vetëm Durrësit, por dhe gjithë Shqipërisë.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”