Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka mbetur pa reaguar lidhur me incidentin që ndodhi sot mes kryeministrit Edi Rama dhe një grupi të rinjsh, ku këta të fundit fërshëllenin pa pushim duke e provokuar.
Në një postim në "Facebook", Berisha thekson se veprimi i të rinjve sot me Ramën ishte njësoj ai i 27 viteve më parë me Adil Çarçanin. Ish-lideri i PD-së tha se kjo ishte një pritje e merituar për kryeministrin.
MESAZHI I BERISHËS:
Te rinjte fishkellima Rames sot, njesoj si 27 vjet me pare Adil Çarçanit!
Pritje e merituar per Noriegen nga te rinjte, te cileve u mbylli dyert e universiteteve dhe u dha per alternative marjuanen dhe kokainen. sb





