TIRANË, 7 nentor 2013-Të rinj kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë duke hedhur kartëmonedha false ne te cilat ishte stampuar fytyra e kryeministrit Edi Rama. 
Në shenjë proteste për imazhet e shfaqur në një emisionin  investigativ "Fiks Fare", ku shfaqeshin studentë që merrnin 20 mijë lekë të vjetra ditën e zgjedhjeve lokale në qytetin e Korcës, të rinj janë mbledhur sot para oborrit të Kuvendit dhe u kanë ofruar para deputetëve socialistë që po hynin në sallën e parlamentit. 
Para nuk iu ofruan deputetëve të PD sepse ata ndodheshin në mbledhje grupi në selinë blu.