19 qershor 2015 – Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës mëngjesin e sotëm.
25-vjeçari Alsid Cani, nga Gjirokastra dhe 29-vjeçari Fajton Rexho, nga Saranda, u kapën në flagrancë në Qeparo, pranë fabrikës vajit, me 25.5 kilogramë lëndë narkotike të përpunuar me çokollatë.
Përveç tyre, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, që ishin pjesë e këtij grupi, Florenc Prokon dhe E.Çunin. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/