Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim kanë protestuar edhe sot përpara Ministrisë së Brendshme dhe kanë kërkuar edhe sot dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Ata kanë shpalosur dhe mesazhin e radhës ku kanë ironizuar punësimet në administratë. Sipas tyre, kriteret për tu bërë ministër, deputet, kryetar bashkie dhe drejtues në administratën publike, janë dënimet me burg dhe arsimi sa më bazë.

Pjesë nga deklarata e të rinjve në protestë: 

Te rinjte e FRPD kane publikuar sot kriteret e Edi Rames per tu bere minister, deputet, Kryetar Bashkie ose drejtues ne Administraten Publike. Sic ka deshmuar ne keto 5 vjet kriteri mbi te cilin Rama ka perzgjedhur te besuarit e tij eshte vetem skeda e tyre kriminale dhe korruptive. Sot Shqiperia ka dy ministra te brendshem njeri pas tjetrit te lidhur me trafiqet e droges, deputet qe ishin te denuar per trafiqe, prostitucion, vjedhje, vrasje. Kryetare Bashkie te perfshire ne trafik droge e perdhunim ne grup te cilet Edi Rama i mbrojti sic po ben me Tahirin dhe Xhafen. Duke mbrojtur Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafen, Edi Rama po e mban peng te ardhmen e Shqiperise. Me Edi Ramen shqiptaret po ikin nga syt kembet. Te arsimuar ne shkollat me te mira te botes te rinjte nuk kane sot asnje shprese prandaj po emigrojne. Mjeket, infermieret, inxhinieret te gjithe po kerkojne mundesite pertej Shqiperise dhe kjo sepse Edi Rama ua la Shqiperine ne dore krimineleve e trafikanteve. Sot kemi dy rruge Te largohemi ne ose Edi Rama! Te shkojme pa Tahirin e Xhafen ne Europes apo me Ramen, Tahirin e Xhafen te behemi Kolumbi?!