Grupimi i djemve dhe vajzave që lëvizin me biçikleta në Durrës kanë protestuar para bashkisë së qytetit mëngjesin e sotëm.
Këta të rinj të apasionuar pas lëvizjeve në natyrë e kryesisht pas tureve që zhvillojnë, i kanë bërë apel bashkisë së Durrësit të kthejë vëmendjen nga korsistë e biçikletave.
Në Durrës janë duke u rikonstruktuar tre segmente kryesore si “Egnatia”, “Taulantia” dhe nga Mauzoleumi i Dëshmorëve tek sheshi “Liria”, por në asnjë prej këtyre rrugëve nuk është përcaktuar korsia për lëvizjen e biçikletave.
Geri Emiri nga grupimi i biçikletave i ka kërkuar bashkisë të ndërtojë korsitë e biçikletave me sinjalistikën e duhur në ato rrugë të cilat janë në ndërtim apo rikonstruksion e sipër.
K.H.





