29 qershor 2015 – Tre të rinj janë qëlluar me armë në fshatin Ninësh, në Fratar të Mallakastrës rreth orës 1:00 pas mesnate, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Viktima është Alfons Dautaj, 22 vjeç dhe të plagosurit janë Riza Fejzo dhe Mariglen Luari, ku ky i fundit është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë.
Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Nga të dhënat paraprake, mësohet se të rinjtë janë qëlluar me automatik.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/