Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Taranto, pasi u kapën me heroinë në makinë.

Shqiptarët e moshës 24 dhe 21 vjeç, mësohet të jenë raportuat tek autoritetet nga banorët vendas se dy persona lëviznin me makina dhe dyshohet se ata kishin armë e merreshin me aktivitet të paligjshëm. 

Pas sinjalizimit, forcat policore të Barit u mobilizuan dhe u vunë në ndjekje të dy makinave, që drejtoheshin prej të rinjve me origjinë nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.

Të dy të arrestuarit, njëri prej të cilëve me precedentë penalë specifikë për trafik droge, që të dy banonin në provincën e Barit, u shoqëruan në zyrat e komisariatit, ku dhanë shpjegime për çështjen.

Karabinierët kanë mundur të sekuestrojnë gjithashtu edhe 895 euro, që ishin në automjet dhe që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut të drogës.