Një grup të rinjsh shqiptarë u dhunuan në Athinë prej disa tifozëve të ekipit grek të AEK-ut.
Ngjarja ndodhi në sheshin “Eksarxia”, në kohën që të rinjtë shqiptarë ndodheshin në zonë, ku dhe po diskutonin për ndeshjen e futbollit midis ekipit të Panathinaikosit dhe PAOK-ut.
Sipas tyre, dy të rinj iu afruan dhe pasi i pyetën se tifozë të kujt ekipi ishin, filluan t’i godasin me shkopinj dhe sende të forta. Brenda pak minutash, grupi i tifozëve të AEK-ut arriti në mbi 20 vetë.
Dhuna ndaj të rinjve shqiptarë arriti kulmin kur njëri prej të implikuarve nxori një thikë dhe goditi në këmbë shqiptarin Aleksandër Papa nga Patosi.
Policia mbërriti në zonë dhe dërgoi të riun shqiptar në spital. Për fat, plagët e tij janë të lehta.
Sipas policisë, nuk u bë i mundur ndalimi i autorëve, të cilët u shpërndanë në rrugicat e zonës. /Top Channel