Shkencëtarët kanë arritur që të rizgjojnë nga koma pacientët, duke ngacmuar trurin e tyre, falë tejçimit të elektricitetit me intensitet tepër të ulët.
2 persona në gjendje vegjetative dhe 13 të tjerë në koma me ndërgjegje minimale, ishin në gjendje që të shfaqnin shenja vetëdije, pasi iu nënshtruan simulimit të trurit.
Siç raporton “New Scientist”, efekti zgjati për më shumë se një javë dhe puna kërkimore u zhvillua nga Universiteti i Liege në Belgjikë.
Ky studim revolucionar mund të jetë një hap i madh për të gjitha familjet e atyre që janë në koma dhe që tregojnë shenja ndërgjegje, por nuk mund të flasin apo të lëvizin muskujt e tyre.
Ekspertët thonë se kjo metodë mund të zhvillohet gjithashtu për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me çrregullime në komunikim, që jetojnë në shtëpi.
Por si ia dolën?
Në studim, pacientët iu nënshtruar një procedure të quajtur Transcranial direct-current stimulation (tDCS), që përdor eletroda të vendosura në kokë për të stimuluar pjesë të caktuara të trurit.
Kjo nuk është hera e parë që kjo metodë është testuar për studime shkencore.
Por përdorimi i saj për pacientët në koma është diçka tërësisht e re.
Në studim, grupi i drejtuar nga Neurologia Aurore Thibaut, e vendosi pajisjen në fjalë në kortekstin ballor, ose ndryshe korteksin cerebral të pacientit, zona që kontrollon ndërgjegjen tek njeriu.
Brenda 2 orëve që morën impulsin elektrik, 2 prej pacientëve shfaqën shenja ndërgjegje, duke lëvizur pjesë të trupit të tyre.
Me dëshirën për të testuar edhe më tej, shkencëtarët nisën një eksperiment të dytë në 16 pacientë me dëmtime në tru, të cilët nuk kishin qenë në gjendje që të komunikonin për të paktën 3 muaj.
Ata stimuluan gjysmën e trurit të pacientëve për 20 minuta në ditë, për 5 ditë radhazi. Në fund të javës, 2 pacientë ishin në gjendje që t’i përgjigjeshin pyetjeve duke lëvizur pjesë të trupit. 9 të tjerë shfaqën shenja ndërgjegjeje.
Duke folur për “New Scientist”, Dr Thibaut tha se do të vijojnë me testet, por me kujdes, për shkak të mungesës së punës kërkimore dhe efekteve që mund të ketë në një të ardhme tek pacientët.





