Nisur nga denoncimet e durrsakëve në polici për automjete të vjedhura gjatë natës apo ditës, duket se këto raste nuk do mund të marrin kurrë fund në këtë qytet!

Një tjetër vjedhje makine ka ndodhur një natë më parë në lagjen nr.18 të Durrësit. Mësohet se makina tip “Benz” në pronësi të 24-vjeçarit E.S., është vjedhur para banesës së të riut.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.