Një 19-vjeçar nga Durrësi ka pësuar një incident, teksa po drejtonte makinën e cila i ka marrë flakë.
Sipas policisë, shtetasi. K.A., ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” kur i ka rënë zjarr. Fatmirësisht i riu nuk ka pësuar lëndime, por është djegur vetëm mjeti.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Gjepalaj- Shijak, ditën e djeshme më 26 qershor.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





