I riu nga Tirana vjen në Durrës dhe vjedh kasafortën e një personi brenda në shtëpi.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personi që qëndron prapa kësaj ngjarjeje është Rezart Hyskolli, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili tashmë ka përfunduar në pranga.
Ai akuzohet se ka vjedhur kasafortën në shtëpinë e 26-vjeçarit L.Xh, nga ku marrë shumën prej 50 000 lekësh të rinj dhe 400 €.
Ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë, më 19 shkurt.