Moderatorja e ‘Jo vetëm modë’, Floriana Garo, ka filluar pushimet verore.

Ajo ka zgjedhur si destinacion ishullin ekzotik të Balit në Indonezi. Bukuroshja ka postuar në profilin e saj në Instagram, disa foto ku duket mjaft sensuale me rroba banjo dhe e kënaqur me zgjedhjen e saj. Floriana i përshkruan si të mrekullueshme këto ditë pushimesh në Indonezinë e largët.  

Në emisionin “Jo vetëm modë”, moderatoren e kemi parë të vizitojë shtete e resorte nga më luksozet. E pra ky emision duket se ja ka shtuar edhe më shumë deshirën për të vizituar shtete e kultura të panjohura, Florianës.