Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç mbërritën sot në kryeqytetin e Ukrainës.
Ka qenë pikërisht kryeministri i Malit të Zi që ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një foto nga rrugët e Kievit.
“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.
Kujtojmë se ditën e sotme dy liderët do të takohen me Presidentin e Ukrainës, Zelensky, dhe Kryeministrin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet.





