Një qytetar nga Puka ka shkaktuar të qeshura dhe emocione mes demokratëve, të cilët janë takuar sot me kreun e PD Sali Berisha.
Teksa mori fjalën, ai tha se është një mbështetës i Berishës bashkë me familjen, ndërsa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën.
“E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh ai.
Pasi përfundoi fjalën e tij, Berisha është takuar me të moshuarin, duke i plotësuar kështu edhe dëshirën e tij.