Tiranë, 23 maj 2014 – Greva e urisë së një grupi të shkarkuarve nga administrata vijon në ditën e saj të tretë. Të vendosur në 2 çadra pranë Kryeministrisë, grevistët thanë se zgjodhën këtë formë ekstreme të protestës, pasi zeri i tyre për drejtësi po binte në vesh të shurdhët. 14 grevistët gjatë natës kanë pasur dhimbje koke dhe luhatje tensioni, ndërsa situata vijon e qetë. Grevës së urisë gjatë ditës së sotme pritet t’i bashkohen edhe persona të tjerë, të cilët do t’i bashkangjiten po ashtu edhe protestës së opozitës. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme një nga grevistët e urisë ka shfaqur probleme shëndetësore.

10 të larguarit nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, vazhdojnë grevën e urisë prej orës 21:00 të 21 majit, ndërsa paraditen e së enjtes grupit të parë iu bashkuan 4 persona te tjere, mes tyre dhe një mjeke.

Deputetët e PD-së kanë vizituar herë pasë 14 grevistët e ngujuar në çadra. Ata kanë kërkuar të sqarojnë se kjo grevë nuk është e organizuar nga ata, por ata e mbështesin pasi është një kauzë që e kanë ngritur për shqetësim dhe e mbrojnë si opozitë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/