9 shkurt 2015 –  Financierët italianë të qytezës së Sarcanos (Sarzano) në Rajonin e Ligurias kanë prangosur të riun shqiptar Armando Leka me akuzën e shpërndarjes së drogës.  Armandos gjatë kontrollit trupor, i gjetën vetëm 7 gramë kokainë, megjithatë ai u arrestua dhe u dërgua në Burgun e La Spezia-s.

Është me të vërtetë për të ardhur keq, që të përfundosh në burg për 7 gramë kokainë, kur nuk ke as precedentë penalë. Kësaj i thonë të shkosh kot për dhjamë qeni!

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/