Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje akuzave të deputetes opozitare Rudina Hajdari, e cila tha më herët se kreu i qeverisë dhe ai i opozitës duhet te shpallen diktatorë.
Nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur tek akuzat, kreu i qeverisë tha se do të ndodhte krejt e kundërta. Sipas tij do të ishte një zhvillim i rëndësishëm demokratike.
“Zonja Hajdari më the se do të ketë një dualitet mes meje dhe Lulit! Unë me Lulin të bëjmë diktaturë?! Do ishte e kundërta. Do të ishte një zhvillim i rëndësishëm demokratik. E kam seriozisht. Mos kini asnjë dyshim se Shqipëria nuk do të kërcënohet në asnjë diktatorë, si me lista të hapura apo të mbyllura, si me koalicione apo pa koalicione. Si me deputet Strazimirin, apo Miristrazon. Keni bërë gabim që e braktisë Këshillin, se marrëveshja është marrëveshje. Sot i them Lulzim Bashës, mos vazhdoni të dilni dhe të shani, të shantazhoni dhe mos të nxirrni lloj-lloj të papunësh të kësaj foltoreje që për të siguruar rrogën e tyre punoni si sharës profesionist në këtë foltore për të sulmuar PS. Mos na tundoni se për atë zot ajo marrëveshje është marrëveshje që ka krijuar kushtet në raport me klimën dhe partnerët.”,- tha Rama.





