Një adoleshent 14-vjeçar, nxënës në klasën e 9-të në shkollën “Met Hasa” në Durrës, është në gjendje kritike për jetën.
Blerandi vuan nga leuçemia akute dhe apeli i prindërve të tij shkon për të gjithë shqiptarët, që të kontribuojnë me sa kanë mundësi, pasi 14-vjeçari duhet të kryejë urgjentisht një transplant shumë të kushtueshëm jashtë vendit.
Rasti i djalit të vogël është publikuar edhe nga Fundjavë Ndryshe.
“Çuni im ka dalë me leuçemi akute. Është në gjendje kritike për jetën. Presim nga momentin në moment mos po na vdes”.
“Mua më kanë ikur shpresat komplet këtu. Ju lutem, gjithë shqiptarëve, shokëve, dashamirëve, të më ndihmojnë se e kam të vetëm at çun”.
Fjalët e prindërve te Blerandit janë shokuese dhe shumë të trishta
Pas një temperature nga virozat, gjendja e Blerandit u përkeqësua dhe pas disa analizash ai u diagnostikua me leuçemi akute miolode.
“Rrezikon të humbë jetën nëse nuk kryen trasplantin dhe trajtimin mjekësor të specializuar jashtë vendit Operacioni, trajtimi pas trasplantit dhe transporti kushtojnë 220.000 € një shumë aspak e përballueshme për familjen e Blerandit Do iu luteshim ta ndihmonit Blerandit të shpëtojë jetën dhe ti rikthehet shkollës dhe familjes shëndosh e mirë “,- thuhet ndër të tjera në postimin e Fundjavë ndryshe.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për t’i dhënë mundësi Blerandit të kryejë ndërhyrjet e nevojshme mjekësore është hapur një llogari në Gofundme: https://www.gofundme.com/f/Helpblerand
PayPal : https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW