Dashuria në çift është dhurata më e madhe për të gjithë. E sikundër ndodh që çiftet përkrahin njëri-tjetrin në çdo nismë, kështu veprojnë edhe personazhet e showbizzit tonë, duke shprehur në këtë mënyrë një tjetër formë dashurie për partnerin.

Ja disa nga rastet kur çiftet kanë promovuar partnerin e tyre profesionalisht.

Nora Istrefi ka shpërndarë faqen zyrtare të Robert Berishës në Facebook, pasi ai ka vendosur të ndjekë karrierën solo si këngëtar. 

Marina Vjollca publikoi në faqen e saj të Instagramit projektin e ri të Getoarit “BS”, në bashkëpunim me Onat. “Super hit”- ka shkruar ajo.

Xhensila Myrtezaj gjithmonë promovon projektet e reja të të dashurit të zemrës, Besit. Kështu ndodhi dhe me këngën e fundit që ai publikoi në bashkëpunim me Ratin. 

Miriam Cani  Asnjëherë nuk mungon mbështetja nga ana e saj per Albanin. Pasi doli posteri që reklamonte koncertin e Albanit të titulluar “Tingujt e ditarit tim” ajo e ka shpërndarë atë duke shkruar se një rrugëtim i gjatë sapo ka nisur.

Venera Lumani ka postuar një foto në të cilën duket partneri i saj duke punuar për një këngë të re. “Krijimet e këtij njeriu po më bëjnë të çmendem. Ai është hero. Filloni numëroni mbrapsht njerëz”- ka komentuar ajo, duke vërtetuar edhe më shumë se ata të dy janë vërtet një zemër në katror.