Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës konfirmoi se katër persona kanë mbetur të plagosur në një incident me armë zjarri në Pejë.

Dy nga të plagosurit janë fëmijë të cilët, sipas dëshmitarëve që deshën të mbesin anonimë, kanë qenë kalimtarë të rastit.

Njëri nga të plagosurit, sipas drejtorit të spiralit në Pejë, Skender Dreshaj, është në gjendje të rëndë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lekë Dukagjini” afër Urës së Zallit dhe e ka rrethuar me shirita policorë vendin ku ka ndodhur incidenti i armatosur. /Express