Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në media se në qytetin e Vlorës ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në njoftimin për media, Policia thotë se efektivët kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se telefonata ka qenë e rreme.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku aludohet se në qytetin e Vlorës ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe është plagosur një shtetas, ju sqarojmë se:
Më datë 25.03.2022, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se telefonata ishte e rreme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.





