Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot drejt një automjeti në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Ngjarjen e ka kallëzuar në komisariatin numër 3 R. Z., 42 vjeç. Rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që 42-vjeçari drejtonte.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të plagosur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.