Krisma armësh janë dëgjuar pak pas orës 16:00 në Vlorë.Deri më tani mësohet se është qëlluar me armë drejt një karburanti në lagjen “10 korriku” në qytetin bregdetar.
Deri më tani është shoqëruar një person me inicialet Xh. S., i cili është edhe i dyshuari për këto të shtëna. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.





