Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Charleston të Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat raportojnë se një person po qëllonte me armë, sipas dëshmive të banorëve.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar banorët për arsye sigurie. Ndërkohë, e gjithë rruga ku po zhvillohet ngjarja është bllokuar tërësisht. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.
Një dëshmitar tha se personi i dyshuar kishte hyrë me pistoletë në një restorant dhe bërtiste duke thënë “unë jam mbreti i ri i Charleston”.





