Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë orëve të vona të natës në Tiranë. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku uniformat blu gjetën në vendngjarje një gëzhojë.
“Më datë 19.06.2017, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Njazi Meka”, ka të shtëna me armë zjarri. Nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri”, informon policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve.





