Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një të shtënë masive jashtë një klubi nate në qendër të Çikagos të mërkurën vonë në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale.

Policia konfirmoi se të paktën 19 persona u qëlluan, tre prej tyre për vdekje, kur sulmues të panjohur hapën zjarr nga një makinë që po kalonte.

Sulmi ndodhi ndërsa njerëzit po largoheshin nga klubi i natës pas një feste për publikimin e albumit të reperit Mello Buckzz.  Në nëntor të vitit 2022 pati një të shtënë masive në të njëjtin bllok. Në atë kohë, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën.