Një person u arrestua sot në Athinë, pasi qëlloi me armë zjarri jashtë godinës së një gjykate në kryeqytetin grek.
Sipas “Ekathimerini”-t, bëhet fjalë për një të afërt të Marios Papageorgiou, 26-vjeçari që u rrëmbye dhe më pas u vra, çështja e të cilit po gjykohet në këtë gjykatë.
I arrestuari po fliste për mediat jashtë Gjykatës së Apelit në Athinë, kur nxori armën dhe qëlloi tri herë në ajër.
Ai u largua nga vendngjarja, por agjentët e arrestuan atë menjëherë.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.