Alarm në Beverly Hills të dielën pasdite, pas të shtënave me armë zjarri jashtë shtëpisë së këngëtares së njohur Rihanna. Sipas mediave ndërkombëtare, një grua rreth të 30-ave dyshohet se hapi zjarr nga makina e saj drejt banesës së artistes, ndërsa ajo ndodhej brenda.
BREAKING: Police are on scene after several gunshots were fired toward a home belonging to @rihanna in Beverly Hills.
— Matthew Seedorff (@MattSeedorff) March 9, 2026
Officers with the Los Angeles Police Department say one woman has been arrested in connection with the shooting. pic.twitter.com/LCsIliYAfk
Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe arrestuan të dyshuarën në vendngjarje. Sipas raportimeve të TMZ, gruaja dyshohet se qëlloi disa herë drejt rezidencës së këngëtares.
Rihanna, 38 vjeçe, ndodhej në shtëpi në momentin e të shtënave, por fatmirësisht nuk mbeti e lënduar. Nuk është konfirmuar ende nëse partneri i saj, A$AP Rocky, dhe tre fëmijët e tyre ishin në banesë në atë moment.
Policia po heton rrethanat dhe motivin e sulmit, ndërsa deri tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi incidentin.
Këngëtarja dhe familja e saj jetojnë në një rezidencë luksoze me vlerë rreth 14 milionë dollarë në Beverly Hills. Prona, e blerë nga artistja në vitin 2021, ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo dhe një oborr të madh me pishinë, ndërsa ndodhet përballë shtëpisë së legjendës së muzikës Paul McCartney.





