LOS ANGELES, 1 nëntor 2013 – Aeroporti ndërkombëtar i Los Angeles në Kaliforni është rrethuar nga policia sipas informacioneve të para, pas disa të shtënave me armë.
Incidenti ndodhi në terminalin 3, ku një burrë i armatosur filloi të qëllojë. Deri tani njoftohen të paktën tre të plagosur mes të cilëve një efektiv policie.
Dëshmitarët flasin për një turmë të madhe njerëzish në panik pas të shtënave.
Shumë njerëz janë fshehur poshtë karrigeve ndërsa të tjerë janë kthyer nga rruga për në terminalin ku ndodhi ngjarja.
Tory Belleci, i show-t televiziv “Mythbusters” shkruan në Twitter: “ Ata dëgjuan të shtënat dhe nisën të vraponin, nuk dihet nëse ka të plagosur”.
Terminali 2 dhe 3 janë evakuar. Imazhet e transmetuara nga televizioni amerikan tregojne nje efektiv policie qe duket i ndërgjegjshëm por që po ndihmohet nga mjekët dhe një tjetër efektiv policie ka gjak në duar.
Sipas dëshmitarëve të plagosurit duhet të jenë të paktën tre.





