Të shtëna me armë janë dëgjuar në Durrës, në zonën e Fllakës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja është denoncuar një ditë më parë, kur policia është njoftuar se në fshatin Fllakë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vend shkuan forcat e policisë, të cilët kontrolluan, por nuk konstatuan gjë.
Uniformat blu po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





