Persona të paidentifikuar dhe për motive të njohura dyshohet se kanë hapur zjarr gjatë natës në drejtim të një lokali në qytetin e Fierit.
Burime zyrtare të policisë thonë se ka qenë pronari i bar-kafesë që ndodhet në lagjen “Kastriot”, i cili ka konstatuar në mëngjes xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes





