Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Kavajë.

Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, njëri prej tyre në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit.

Mësohet se emrat e viktimave janë Edmond Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë të re.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.