Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas ditën e sotme ku është vrarë një pastor dhe janë plagosur dy të tjerë. Lajmin e ka bërë me dije guvernatori Greg Abbott.
Në një deklaratë ai u shpreh se ngjarja ka ndodhur në kishën Metodiste në Starrville, rreth 100 milje në lindje të Dallas. I dyshuari një natë më parë ishte ndjekur nga policia dhe për t’i shpëtuar kishte hyrë në kishë ku qëndronte i fshehur.
Pastroi e kishte gjetur autorin të fshehur në banjë. Ai ishte larguar me vrap, ndërsa më pas ishte kthyer pasi policia vijonte kërkimet për të.
“Ai fillon të vijë në drejtim të derës së përparme, pastaj ai kthehet. Ai përdori armën e zjarrit të pastorit dhe pastori vdiq në vend”, tha sherifi i Qarkut Smith Larry Smith. Autori është arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.