KORCË- Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Sipas të dhënave të para nga policia e qytetit juglindor, mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali lojrash fati. Po të njëjtat burime, saktësojnë se shtetasi Samuel Pengu 20 vjeç ka qëlluar ndaj me armë ndaj një shtetasi tjetër i quajtur M. Hajderlli. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Policia e Korçës shton se personat në fjalë kishin debatuar mes tyre në rrejtin social 'Facebook', për një femër. Më pas konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve
Autori i ngjarjes, siç deklarojnë blutë e Korçës është shpallur tashmë në kërkim.
/BalkanWeb/





