Rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme, në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, një konflikt për motive të dobëta mes dy shtetasve ka përfunduar me të shtëna armësh.

Sipas policisë, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. A., pas një mosmarrëveshjeje. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Autori i dyshuar është në kërkim nga policia, e cila ka nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.