Komisariati i Policisë ka marrë një telefonatë se në Maminas një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë kontrolluar zonën dhe vijojnë kontrollin.

Sipas “TCH”, deri më tani nuk është konstatuar gjë, e as gëzhoja nuk janë gjetur.