Të shtëna me armë janë shënuar pasditen e sotme në Marikaj të Vorës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Burime për media bëjnë me dije se është shënuar një sherr mes disa personave, debat që ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave armë zjarri ka mbetur i plagosur në këmbë një person, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij konflikti dhe arrestimin e autorit.