Të shtënat me armë, të regjistruara në plazhin Torvaianica në Romë kanë lënë të plagosur një shtetas shqiptar, raporton la Repubblica
Nga informacionet paraprake, dy burra të armatosur dhe mbi një scooter kanë hyrë në zonën e plazhit dhe kanë qenë qëlluar ndaj shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur por që është me precedentë penalë.
I plagosuri u transportua menjëherë me helikopter për në spital ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





