Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një klub nate në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Daily Mail” shkruan se një burrë ka hapur zjarr në klub nate, e për pasojë humbi jetën një person dhe u plagosën 14 të tjerë.
Policia është duke marrë në pyetje dëshmitarët për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Efektivët e rendit e kanë cilësuar kaotike situatën brenda në lokalin e natës, kur qindra të rinj vrapuan për të shpëtuar jetën e tyre pas nisjes së të shtënave me armë.