Të shtëna me armë janë shënuar sot pasdite në një lokal në Tiranë. Sipas News24, si pasojë e të shtënave është plagosur një person.

I plagosuri është nisur menjëherë me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.