Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pisttburgh të SHBA-së, gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës. Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: "Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin."
Janë konfirmuar 8 të vdekur deri tani, 4 të vrarë në katin e parë të sinagogës, 4 në bodrum. Tre policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me autorin.
Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ka vepruar i vetëm.
Presidenti amerikan, Donald Trump në një reagim në "Twitter" thotë se po ndjek me vëmendjen situatën e krijuar në Pitsburg.
"Duke ndjekur ngjarjen në Pitsburg, Pensilvani. Zbatimi i ligjit në vendngjarje. Njerëzit në zonën e Squirrel Hill duhet të mbeten të strehuar. Duket se ka shumë viktima. Zoti i bekoftë të gjithë", shkruan Trump.