Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë në një resort turistik në Bodrum të Turqisë.
Sipas mediave turke, viktima është një 18-vjeçar, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat. Ndërkohë, 4 të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat nisën kërkimet për arrestimin e autorëve.
Shkaqet e këtij sulmi me armë janë ende të paqarta. Sipas dëshmitarëve, autori sapo kishte hyrë në ambientet e resortit kishte pyetur, ku ndodhej club-i “Sess Beach” raporton Hurriyet. Më pas ka filluar të qëllojë me armë dhe u largua.
Në resortin turistik kanë qenë rreth 400 pushues në momentin kur nisi sulmi me armë.