Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Tiranë në zonën e Astirit.
Dyshohet se nga të shtënat kanë humbur jetën dy persona dhe autori është larguar menjëherë nga ngjarja, ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje të tij.
Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë nisur sakaq drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe motivin e të shtënave.





