Të shtëna me armësh janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Nga burime policore mësohet se shkak është bërë një sherr mes disa personave që thuhet se kanë në gjendje të alkoolizuar. Nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që ngjarja ka terrorizuar qytetarë të shumtë pranë vendngjarjes.
Efektivët e policisë gjetën në vendin e ngjarjes 3 gëzhoja të tipit Kallashnikov.
Sakaq, mësohet se personat që qëlluan janë larguar me një automjet tip Golf ngjyrë gri.
Policia ka identifikuar njërin prej autorëve, shtetasin Altin Dani dhe po punohet për kapjen e tij.





